Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës respekton partnerët, opozitën, por si variant i ka edhe zgjedhjet.
Kështu ka deklaruar deputeti i këtij subjekti politik, Ali Berisha.
Ai përmes një pastime në Facebook tha se, “AAK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës”.
Më tutje thuhet se “AAK respekton në punë, si partnerët e koalicionit ashtu edhe të opozitës. Krahas kësaj AAK është e gatshme për çdo variant në të mirë të funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet”.
“AAK, politikën shtetërore e bënë hapur nën principin e edukatës institucionale”, përfundon deklarata.
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, janë shtuar gjasat që vendi të hy në një vakum institucional. /Insajderi.com