Bahtiri thotë se në Veri nuk po zbatohen masat e Qeverisë

Bahtiri thotë se në Veri nuk po zbatohen masat e Qeverisë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, tha të shtunë se masat qeveritare për mbylljen e bizneseve gjatë vikendit nuk po zbatohen në Veri të vendit.

“Nëse kjo Qeveri beson se vendimi për izolim të vendit ka sukses, atëherë pse nuk po e zbaton vendimin edhe në komunat veriore të Kosovës, ku subjektet afariste atje po e vazhdojnë sot veprimtarinë e tyre normalisht dhe mund të jetë burim potencial i potencial i përhapjes së COVID-19”, tha Bahtiri në Facebook.

Këtë vendim të Qeverisë Hoti, Bahtiri e quajti “pa vizion”, duke shtuar se Qeverisë i ka “humbur” rruga në menaxhimin e situatës me pandeminë.

“Këto masa të marra pa planifikim të duhur, e që u tha se duhet të zbatohen 3 orë pasi janë marrë, tregojnë se Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shtoi Bahtiri. /Insajderi.com

Postimi i plotë: