Hoxhaj: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës së lirë

Hoxhaj: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës së lirë

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit te PDK-se, Enver Hoxhaj, ka uruar Joe Biden, pasi u zgjodh president i SHBA-se, njofton Insajderi.

Hoxhaj, ka shkruar se Joe Biden është mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i shkëlqyeshëm në pavarësinë e vendit.

Hoxhaj, ka thënë se kjo është fitore e vlerave euro-atlantike, lirisë dhe demokracisë.

“Urime Presidenti i 46-të i SHBA-së, Joe Biden”!

Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj.

“Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./Insajderi.com