744 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, rreth shtatë mijë raste aktive

744 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, rreth shtatë mijë raste aktive

Gjashtë mijë e 634 është numri aktual i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Derisa u shënuan 744 viktima nga ky virus, edhe numri i persona të infektuar po shënon rritje të vazhdueshme.

nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para, në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 23 mijë e 425 persona.

Prej tyre 16 e 47 janë shëruar kuste numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 634.

“Numri total i rasteve pozitive është 23.425 raste nga 104.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 744 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.634”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së. /Insajderi.com