Ambasada Britanike në Prishtinë, ka organizuar ceremoninë e përkujtimit të 14 anëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-s në Kosovë, njofton Insajderi.
Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë kjo ceremoni është e rëndësishme për ushtrinë dhe popullin britanik që luftuan dhe humbën jetën gjatë luftërave të ndryshme.
“Ngjarjet e javës së fundit këtu dhe në mbarë botën kanë qenë të jashtëzakonshme. Por dua të mendoj se ky përkujtim sot është një moment i rëndësishëm, një rast për të kujtuar të gjithë ata që kanë humbur jetën në konflikt, është shumë e rëndësishme për ne si ushtri britanike, dhe si popull britanik që luftuan dhe humbën jetën. Shpresoj që sot të gjithë do t’i kujtojmë ata që humbën jetën”, ka thënë Abbot.
Në këtë ceremoni përkujtimi pjesëmarrëse ishte ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ku dhe vendosen kurora me lule pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në nderë të ushtarëve të rënë gjatë luftës në Kosovë. /Insajderi.com