Vdes publicisti serb i cili thoshte se “Serbia nuk ka të drejtën mbi Kosovën”

Vdes publicisti serb i cili thoshte se “Serbia nuk ka të drejtën mbi Kosovën”

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare publicisti e gazetari i njohur serb, Llazar Stojanoviq, i cili ka kundërshtuar politikat e qeverive serbe kundrejt Kosovës, ndër vite.

Ai bënte pjesë ndër disidentët e shquar serbë në ish-Jugosllavi.

Bënte pjesë në radhët e atyre pak intelektualëve serbë që pati guximin të flas, të shkruaj e të bëjë filma për krimet e nacional-shovinizmin e popullit që i përkiste, ndër të tjera edhe për vrasjen e boshnjakëve të Srebrenicës para kamerave.

Stojanoviq ka shkruar shpesh komente në mbrojtje të shqiptarëve nga dhuna e synimet shoviniste serbe, derisa kishte thëmë se “Serbia nuk ka të drejtën mbi Kosovën”.

Ka qenë referent për medie në Misionin vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ndërsa në misionin e UNMIK-ut ka drejtuar shërbimin për gjuhët.