Osmani pret Hotin në Presidencë

Osmani pret Hotin në Presidencë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, do të pres në takim sot kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim e kryetares Osmani, të cilët thanë se takimi fillon nga ora 10:00.

Pas këtij takimi pritet që krerët e shtetit të dalin me një konferencë për media.

Ky takim vjen disa ditë pas arrestimit të ish-presidentit, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale në Hagë. /Insajderi.com