Shkarkohet drejtori i Spitalit të Vushtrrisë

Shkarkohet drejtori i Spitalit të Vushtrrisë

Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Mursel Pllana, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të këtij spitali, transmeton Insajderi.

Në vend të tij është emëruar si ushtrues detyre Hajrullah Saraqi, raporton Express.

Pllana ka deklaruar se vendimin e ka pranuar para dy ditësh, me arsyetimin se në Spitalin e Vushtrrisë nuk është menaxhuar mirë situata me pandeminë Covid-19.

Saraqi i cili është emëruar si ushtrues detyre I drejtorit të këtij spitali, ishte shkarkuar para një viti nga ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu. /Insajderi.com