Zemaj takim me kryetarët e komunave për masat anti-COVID

Zemaj takim me kryetarët e komunave për masat anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës për respektimin e masave anti-COVID.

“Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve”, tha Zemaj.

Po ashtu ministri theksoi se “Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm”.

Armend Zemaj theksoi se rekomandimet janë në funksion të luftës kundër virusit. /Insajderi.com