Zëdhënësi i PDK-së: Me Haradinajn nuk është folur për asnjë temë politike

Zëdhënësi i PDK-së: Me Haradinajn nuk është folur për asnjë temë politike

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, është deklaruar pas vizitës së kreut të aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, në zyrat e PDK-së, njofton Insajderi.

Bytyçi ka thënë se Haradinaj ka vizituar sot PDK-në për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara dhe se gjatë kësaj vizite nuk është folur për asnjë temë politike aktuale në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Bytyçi thotë se konfirmimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në.

“Ne e falendërojmë për një gjest të tillë, dhe njëherësh konfirmojmë se nuk është folur për asnjë temë politike aktuale në Kosovë. Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish kryetarit Veseli dhe ish-Presidentit Thaçi paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në. Neve si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin”, shkruan ai. /Insajderi.com