13 vdekje dhe 637 raste me COVID-19

13 vdekje dhe 637 raste me COVID-19

13 vdekje të reja si pasojë e COVID-19 kanë ndodhur në njëzetekatërorët e fundit, njofton Insajderi.

Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 637 raste të reja.

Më këto raste numri i infeksioneve ka arritur në 24.792 ndërsa i vdekjeve në 768.

Gjatë të dielës janë shëruar 104 të infektuar dhe numri i atyre që e kaluan Coronavirusin ka shkuar në 16.226.

Rastet aktive tani janë rreth 8.000 saktësisht 7.798.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj. /Insajderi.com