Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është parë sot duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.
Siç raportohet, lideri i LDK-së ka thënë se arsyeja e vizitës së tij në Kuvend është takimi që pritet të ndodhë me grupin parlamentar të partisë.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës që vjen nga po e njëjta parti, Avdullah Hoti, ka takuar ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanin, me të cilën kanë diskutuar për aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend. /Insajderi.com