Xhavit Haliti thotë se ende nuk është ftuar nga Specialja

Xhavit Haliti thotë se ende nuk është ftuar nga Specialja

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur rreth Gjykatës Speciale, ku ka thënë se ai vetë nuk është ftuar akoma nga kjo trup gjykuese, njofton Insajderi.

Këtë koment Haliti e ka bërë për televizionin ABC News, ku mes tjerash është shprehur se “deri më tani nuk është intervistuar asnjëherë, por pret që të intervistohet në ditët në vijim”.

Haliti në këtë prononcim, ka hedhur poshtë edhe akuzën se ai qëndron mbrapa vrasjes se kolonel Ahmet Krasniqit.

Kjo intervistë e tij për ABC News, është keqinterpretuar nga disa media, duke e përhapur lajmin se Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale, edhe për kundër faktit që në prononcimin e tij për televizionin në fjalë Haliti e thotë të kundërtën.

I kontaktuar nga Tv Dukagjini, me këtë keqkuptim të shkaktuar, Haliti e ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se “mua nuk me ka ftuar askush dhe as nuk pres që të më ftojnë. Dua t’i hidhëroj ata që janë gëzuar për këtë lajm e t’ju them se nuk është e vërtetë. Të rrinë pa kasavet, jam jashtë vendit, të hënën kthehem në Kosovë”./Insajderi.com