938 qytetarë janë ndëshkuar për shkak se kanë shkelur udhëzimet shëndetësore kundër virusit COVID-19.
Këto gjoba Policia i ka shpërndarë me bazë ligjore tek projektligji anti-COVID i miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Ka pasur edhe mos përfillje të rregullave të trafikut. 971 gjoba u shqiptuan të kësaj natyre.
Ndërsa 29 aksidente kanë ndodhur me dëme materiale e 17 me të lënduar.
Policia arrestoi 20 persona e 14 i dërgoi në mbajtje. /Insajderi.com