Pesë të vdekur e 596 raste me COVID-19

Pesë të vdekur e 596 raste me COVID-19

Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19 në vend.

Numri i të vdekurve ka arritur në 773, njofton Insajderi.

Ndërsa me 596 rastet e reja të regjistruara të martën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 25.388.

Të shëruar deri më tash janë 16.362 me 136 rastet e sotme të atyre që e mposhtën Coronavirusin.

Ndërsa rastet aktive tani janë 8.253, shumica të vetiozluar në shtëpitë e tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 295 raste, komuna Gjilan 51 raste, komuna Gjakovë 39 raste, komuna Fushë Kosovë 38 raste, komuna Prizren 26 raste, komuna Lipjan 17 raste, komuna Viti 14 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Drenas 13 raste, komuna Kamenicë 13 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Rahovec 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Novobërdë dhe Skenderaj. /Insajderi.com