Konjufca: Oferta e Haradinajt për president neveritëse

Konjufca: Oferta e Haradinajt për president neveritëse

Nënkryetari i Lëvizjes Vetevendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth deklarimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit tha se nëse Vetëvendosje thotë se votojnë kandidaturën e tij për president tash, do t’ia kthenin votën në të ardhmen, njofton Insajderi.

Konjufca në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se kjo është e neveritshme dhe se LVV nuk hynë në kurrfarë pazari për presidentin.

Tutje ai ka thënë se ky pretendim i Haradinajt, është koncepti i votës veresi, si dhe VV insiston që Kosova ka nevojë për një qeverisje të re.

Kjo qeverisje e re, sipas Konjufces duhet të jetë vazhdim i asaj qeverisje qe i’u ndërpre jeta ne marsin e këtij viti./Insajderi.com