Një person është gjetur pa shenja jete gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Komoran të Drenasit, njofton Insajderi.
Siç njofton Policia e Kosovës, viktima është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, ndërsa në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, karikatorë dhe dhjetëra fishekë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fshati Komoran, Gllogoc 10.11.2020 – 19:43.Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com