Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar masat që janë marrë nga Qeveria e Kosovës, e të cilat do të hyjnë në fuqi nga e premtja në orën 19:00.
Ai njoftoi se bizneset apo instituticionet që nuk i zbatojnë këto masa do të mbyllen për së paku tre muaj.
“Masat që do t’i ndërmarrim do të jenë plotësisht sipas ligjit, por do të jenë masa ekstreme, që nënkuptojnë se nëse një restaurant, biznes, dyqan apo institucion nuk i zbaton këto masa do të ketë mbyllje totale për ato biznese së paku për tre muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër, jemi në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit”, tha ai.
Qeveria ka ndarë masat e reja sipas rrezikut që paraqitet në komuna të ndryshme. Kreu i ekzekutvit tha se kjo situatë në të cilën po kalon Kosova është më e keqe që nga paslufta.
Komunat me ngjyrë të gjelbër, rrezik më të ulët:
Lejohen operatorët ekonomik nga ora 05:00 deri 20:00.
Rregullohet transporti publik me 50% të kapacitetit, dhe kufizimi i pasagjerëve.
Qendrat tregtare 05:00 – 20:00.
Gastronomia deri në orën 20:00, e pastaj merr me vete.
Komunat me rrezik të mesëm.
Operatorët nga ora 05:00 – 18:00.
Gastronomia nga ora 05:00 – 18:00.
Në këto komuna institucionet publike dhe private punojnë vetëm me staf esencial.
Qendrat tregtare nga ora 05:00 deri në orën 18:00.
Rregullohet forma e funksionimit të trafikut publik.
Komunat me rrezik të lartë:
Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj dhe të tjera.
Lejohet aktiviteti ekonomik deri në orën 19:00.
Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik, dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes qytetare.
Ndalohen hyrje- daljet nga këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.