Katër të vdekur dhe 733 raste të reja

Katër të vdekur dhe 733 raste të reja

Katër të vdekur e 733 raste të reja me COVID-19 është bilanci ditor në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar se tashmë në Kosovë janë plotë 26.121 raste të reja me COVId-19.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 16.499 me 137 personat që kaluan Coornavirusin në njëzetekatër orët e fundit.

Raste aktive tani kanë arritur në 8.845, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë. /Insajderi.com