Tahiri u reagon gastronomeve, i fton për kafe dhe sqarime

Tahiri u reagon gastronomeve, i fton për kafe dhe sqarime

Pas vendimit të shoqatës së Gastronomeve për të mos u shërbyer kafe qeveritarëve, si reagim ndaj masave anit-Covid që ka ndërmarrë qeveria sot, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri u ka reaguar gastronomeve, njofton Insajderi.

Tahiri ka thënë se “meqë nuk qenka kuptuar sa duhet vendimi i qeverisë në këtë situatë të rëndë, atëherë atë që nuk po e bejnë gastronomët për në duke mos na shërbyer kafe, unë po e bëj për gastronomët, po i ftoj për kafe me një shërbim shtesë – po  ju japi edhe sqarime”.

“Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atëherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini”./Insajderi.com