Kusari-Lila: Ministri i Shëndetësisë është i papërgjegjshëm

Kusari-Lila: Ministri i Shëndetësisë është i papërgjegjshëm

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur rreth masave të reja kundër COVID-19 që priten të hyjnë në fuqi të premten, njofton Insajderi.

Ajo në emisionin “DPT TE FIDANI” në T7, tha se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është i papërgjegjshëm, duke thënë se ai abuzon me detyrë zyrtare.

“E kemi një ministër totalisht të papërgjegjshëm të Shëndetësisë. Ai del kafeve me policë, sikur është ministër i Brendshëm”, tha Kusari-Lila./Insajderi.com