Hoti në Klinikën Infektive: Praktikisht jemi në situatë lufte

Hoti në Klinikën Infektive: Praktikisht jemi në situatë lufte

“Është situatë praktikisht e luftës duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh me viktima. Shfrytëzoj rastin me gjithë nevojën që kemi për të rritur efikasitetin në punë, për të përmirësuar shërbimin, nevojën për të pasur furnizim me barna”, është shprehur Hoti”.

Ishin fjalët e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një vizite në Klinikën Infektive bashkë me ministrin, Armend Zemaj.

“Krahasimin me luftën”, Hoti e ka bërë edhe të mërkurën gjatë një konference për media ku u prezantuan masat e reja anti-COVID të cilat sot pritet të hidhen në votim.

Kreu i Ekzekutivit shtoi se do ta rrisin angazhimin në menaxhimin e pandemisë.

“Duhet të ngrisim nivelin e angazhimit që ta menaxhojmë pandeminë. Më vjen mirë që numri i rasteve fatale dje s’ka qenë shumë i lartë, në krahasim me regjionin po menaxhohet pak më mirë. Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e shërbimit spitalor”.

Kosova të mërkurën ka regjistruar 733 raste të reja me COVID dhe ky numër tashmë është i ngjashëm çdo ditë. /Insajderi.com