Lekaj kritikon deputetët e VV-së që nuk po përmendin emrat e çlirimtarëve nga partitë e tjera

Lekaj kritikon deputetët e VV-së që nuk po përmendin  emrat e çlirimtarëve nga partitë e tjera

“Për dallim nga VV, unë po i përmendi të gjithë luftëtarët e lirisë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e komandant Cali”.

Ishte akuza e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në drejtim të deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare, ku deputetët e LVV-së folën edhe për Gjykatën Speciale.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Rexhep Selimi, gjendet në Hagë pas aktakzuës nga Dhomat e Specializuara. /Insajderi.com