Gazetarët nuk do të kenë kufizim të lëvizjes për shkak të vendimit qeveritar.
Qeveria e Kosovës ka votuar propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja anti-COVID.
Shtatë qytete përfshirë Prishtina nga ora 19:00 i nënshtrohen orës policore, njofton Insajderi.
Por, Asociacioni i Gazetarëve ka njoftuar se për punonjësit e mediave nuk vlejnë këto masa kufizimi për qarkullim.
“Të gjithë punonjësit mediave kanë të drejtë qarkullimi gjatë 24 orëve në funksion të përmbushjes së detyrave të tyre”.
“Gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit tjerë medialë duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com