Ahmeti paralajmëron që 30-60 mijë qytetarë do ta humbasin vendin e punës

Ahmeti paralajmëron që 30-60 mijë qytetarë do ta humbasin vendin e punës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se 30-60 mijë qytetarë mund ta humbasin vendin e punës si rezultat i goditjes së ekonomisë nga pandemia.

Ahmeti këtë statistike e bazoi tek deklarata  e së enjtes e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës – i cili tha se rënia ekonomike këtë vit do të jetë 7.2 përqind.

Ahmeti ka kritikuar Qeverinë për masat e reja siç i ka quajtur ai “paushall”, njofton Insajderi.

Po ashtu  i pari kryeqytetit pati kritika edhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët nuk po arrijnë të mblidhen që ta votojnë Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Krejt shtetet po pësojnë nga COVID-i dhe shumica e shteteve do të kenë humbje, por po ashtu shumica e shteteve kanë kaluar ndihmën në kuvendet e tyre dhe masat i kanë balancuar”, tha ndër tjerash Ahmeti. /Insajderi.com

Postimi i plotë: