Kosova regjistron tjetër rekord të zi me raste ditore të COVID-19

Kosova regjistron tjetër rekord të zi me raste ditore të COVID-19

Kosova ka vendosur edhe një rekord të zi në regjistrimin e rasteve COVID-19 brenda një ditë. 767 raste të reja u raportuan të enjten.

Me këto 767 raste të reja tani numri i përgjithshëm ka arritur në 26.888.

Ndërsa 8 persona ndërruan jetë në vend si pasojë e Coronavirusit. 784 vdekje që nga 13 marsi – dita kur shpërtheu pandemia në vend.

Numri i të shëruarve është 16.685 duke përfshirë 186 persona që e kaluan Coroanvirusin gjatë ditës së fundit.

Tani rastet aktive në vend janë 9.418, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 434 raste, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë. /Insajderi.com