Hoti nesër në interpelancë për shfuqizimin e Task-Forcës Antikorrupsion

Hoti nesër në interpelancë për shfuqizimin e Task-Forcës Antikorrupsion

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të premten është thirrur në interpelancën për shfuqizimin e Task-Forcës Antikorrupsion në Policinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Depitetën e Kuvendit të Kosovës nesër do të mblidhen për të mbajtur këtë interpelancë sipas kërkesës së tetë deputetëve të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Seanca me vetëm këtë pikë në rend dite do të fillojë në orën 15:00, ka njoftuar Kuvendi. /Insajderi.com