Tetë të vdekur e 410 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tetë të vdekur e 410 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tetë persona të vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus është bilanci i fundit i regjistruar në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, nga ku njoftohet se edhe 410 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit.

Nga ana tjetër, përgjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 81 persona deri më sot të infektuar.

13 mijë e 39 janë raste aktive me virusin Corona në Shqipëri. /Insajderi.com