Kusari-Lila: Ambasadorët e QUINT-it thanë nëse e shfuqizoni Specialen do t’i tërheqim trupat e KFOR-it nga Kosova

Kusari-Lila: Ambasadorët e QUINT-it thanë nëse e shfuqizoni Specialen do t’i tërheqim trupat e KFOR-it nga Kosova

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është deklaruar rreth përpjekjes për shfuqizimin e Gjykatës speciale që kishin marrë deputetët e koalicionit PAN derisa qeveriste, transmeton Insajderi.

E ftuar në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Kusari-Lila tha se ambasadorët e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe e Gjermanisë, u kanë thënë se nëse e shfuqizojnë Gjykatën Speciale, do të japin urdhër për të tërhequr trupat e KFOR-it nga Kosova.

“Brenda dy orëve në Kuvend na erdhën fizikisht ambasadori i BE-së, SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë. Na thanë se nëse tentoni ta shfuqizoni shtetet tona nga sonte do të japin urdhër për të tërhequr trupat e KFOR-it nga Kosova”.

Kusari-Lila madje kujton se në atë kohë ishte nata e Krishtlindjeve dhe ata u kishin përmendur që për shkak të atyre zhvillimeve në Kosovë kishin humbur festën me familjet.

Kryetarja e Alternativës ka folur edhe për paraqitjen e ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Kusari-Lila ka thënë se i vetmi Rexhep Selimi ishte ai që nuk u ankua në Gjykatën Speciale.

“Prej tre tjerëve që ishin më parë, i vetmi Rexhep Selimi ishte ai që nuk është ankuar. Ai nuk ka thënë se nuk po më trajtojnë mirë. Ai ka thënë se edhe pse nuk pajtohet me këtë Gjykatë do ta mbrojë drejtësinë atje pasi ajo gjykatë është votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sjellja e Selimit flet shumë”, deklaroi Kusari-Lila. /Insajderi.com