Majko: Në Serbi e dinë gatishmërinë e shqiptarëve – në disa shtete – po u shkoi mendja për konflikt

Majko: Në Serbi e dinë gatishmërinë e shqiptarëve – në disa shtete – po u shkoi mendja për konflikt

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ministër i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka komentuar deklaratën e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili karakterizoi marrëdhëniet me shtetin e Kosovës – me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut, njofton Insajderi.

Këtë deklaratë të Vuçiq, Majko e ka quajtur të papërgjegjshme, duke shtuar se presidenti serb “përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë ‘të ngrirë’”.

Ai tutje shtoi se në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve – në disa shtete, nëse dikush i shkon pas idesë së skenarit të konfliktit.

“Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian”, ka shkruar tutje Majko në një postim në Facebook.

“Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!”, ka përfunduar Majko. /Insajderi.com