Një burrë është therrur me thikë nga një grua gjatë pasdites së sotme në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tutje tha se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sonte rreth orës 18:00, në rr. Afrim Zhitia në Prishtinë, është raportuar për një rast të therrjes me thikë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor nga kompetentet në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.
Ai shtoi se autorja e veprës është shoqëruar për në stacionin policor.
“Sipas informatave dyshohet se viktima (mashkull) është goditur nga e dyshuara(femër), e cila është identifikuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme ligjore. Hetime tjera lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit janë në proces nga njësitet kompetente të policisë”. /Insajderi.com