Masat e reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, do të hyjnë në funksion që nga nesër në tërë territorin e Kosovës, njofton Insajderi.
Për këto masa të reja rigoroze, është marrë vendim pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19 që ka arritur në 26 mijë e 888, nga dita e parë e epidemisë në vend, deri më sot.
Me këto masa, parashihet ora policore e karantina, por Qeveria e Kosovës ka ndarë në tre kategori qytetet që janë të rrezikuara për nga numri i të infektuarve.
Qeveria ka ndarë masat e reja sipas rrezikut që paraqitet në komuna të ndryshme. Kreu i ekzekutvit tha se kjo situatë në të cilën po kalon Kosova është më e keqe që nga paslufta.
Komunat me ngjyrë të gjelbër, rrezik më të ulët:
Lejohen operatorët ekonomik nga ora 05:00 deri 20:00.
Rregullohet transporti publik me 50% të kapacitetit, dhe kufizimi i pasagjerëve.
Qendrat tregtare 05:00 – 20:00.
Gastronomia deri në orën 20:00, e pastaj merr me vete.
Komunat me rrezik të mesëm:
Operatorët nga ora 05:00 – 18:00.
Gastronomia nga ora 05:00 – 18:00.
Në këto komuna institucionet publike dhe private punojnë vetëm me staf esencial.
Qendrat tregtare nga ora 05:00 deri në orën 18:00.
Rregullohet forma e funksionimit të trafikut publik.
Komunat me rrezik të lartë:
Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj dhe të tjera.
Lejohet aktiviteti ekonomik deri në orën 19:00.
Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik, dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes qytetare.
Ndalohen hyrje- daljet nga këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. /Insajderi.com