Për deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinot Demi-Murtezi nuk është befasi nëse Partia Demokratike e Kosovës përfshihet në Qeverinë Hoti.
Ajo beson se PDK e ka ndihmuar Qeverinë në shumë aspekte dhe se kontributi për rrëzimin e një pushteti duhet të jetë i plotë e jo i pjesshëm.
“Kur një parti vendos ta rrëzojë duhet ta jep kontributin komplet dhe jo të pjesshëm dhe aq më pak të kushtëzojë vota. Ka pasë deklarata të ndryshme por ne e besojmë vetëm kur t’i shohim vendimet konkrete. Ajo që ne shpresojmë është një ndërgjegjësim në përgjithësi i deputetëve duke parë që votojnë një qeveri më dinjitoze”.
Ajo në një intervistë në Klan Kosova, kritikoi deputetët e partive të koalicionit qeverisës për mospjesëmarrje në punime të Kuvendit.
Ndërsa, për kufizimet e reja anti-COVID tha se janë shumë të “përsëritura” e “jo koncize”. /Insajderi.com