Tahiri anulon protestën pasi Shoqata Gastronomëve u distancua

Tahiri anulon protestën pasi Shoqata Gastronomëve u distancua

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, e ka anuluar protestën gjithëpopullore të thirrur për sot.

Kjo pas distancimit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ndaj kësaj thirrje për protestë, njofton Insajderi.

Në këtë rast, Tahiri tha se kërkesat e kësaj shoqate “paskan qenë politike”.

“Protesta e thirrur nga unë për ti mbrojtur bizneset dhe gastronomet ishte tepër e sinqertë dhe tepër e drejtë”, tha Tahiri teksa njoftoi për anulimin e saj.

Ai shtoi se protesta kishte qellim t’i mbrojë bizneset dhe gastronomet nga humbjet financiare që do të shkaktohen si rezultat i masave të reja anti-COVID. /Insajderi.com

Postimi i plotë: