Partia Jabllanoviqit del kundër Vuçiqit për deklatatat rreth një konflikti në Kosovë

Partia Jabllanoviqit del kundër Vuçiqit për deklatatat rreth një konflikti në Kosovë

Partia e Serbëve të Kosovës që drejtohet nga Aleksandar Jabllanoviq, ka dalë kundër deklaratave të presidentit të Serbisë për një konflikt në Kosovë.

Aleksandër Vuçiq, teksa fliste për konfliktin e ngrirë mes Kosovës e Serbisë ngriri analogji në mes situatës Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Por, deklaratë është e pranueshme për partinë e Jabllonoviqit. njofton Insajderi.

“Në Kosovë ekziston prania e forcave ndërkombëtare të sigurisë, të cilat duhet të jenë garantuese e paqes dhe stabilitetit. Por vëmë re se ekziston një formacion i armatosur në Kosovë (Ushtria e Kosovës), i cili është themeluar kundër vetë kushtetutës së Kosovës, por edhe me pëlqimin e heshtur të Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar”.

“Ne shohim hipokrizi të veçantë në pjesën e deklaratës së Presidentit të Serbisë në të cilën ai flet për nevojën për të mos i lënë ‘fëmijëve tanë’ një konflikt të ngrirë në Kosovë”, thuhet tutje në deklaratën e PKS-së”. /Insajderi.com