Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se deklarata e tij ishte për ta shmangur një konflikt mes Kosovës e Serbisë kur e krahasoi situatën ndërmjet zhvillimeve Armeni- Azerbajxhanit.
Vuçiq tha se politikanët e Kosovës e kanë përdorur këtë deklaratë për qëllime të brendshme politike, njofton Insajderi.
I pari i Serbisë të enjten ngjalli reagime të shumta pasi theksoi se “nëse s’ka zgjidhje përmes dialogut mund të ketë konflikt.
Ndaj deklaratave të tij, ushtruesja e detyrës së presidencës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që NATO e BE të reagojnë mbi këto deklarata të presidentit serb.
”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjellë përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vuçiq, përcjellë B92. /Insajderi.com