Mustafa deri tash Lista Serbe ka qenë korrekte si partnere

Mustafa deri tash Lista Serbe ka qenë korrekte si partnere

“Koalicioni është çështje e vullnetit. Deri tani Lista Serbe ka qenë korrekte si partnere. Do të diskutojmë që të tejkalohen ankesat e tyre. Të gjenden zgjidhjet, për aq sa mund të gjenden. Për çdo gjë na nevojitet më shumë komunikim dhe mirëkuptim”

Kështu ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për IndeksOnline, kur është pyetur rreth kërcënimeve të Listës Serbe që të dalë nga koalicioni.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar deputetët e këtij subjekti politik për mospjesëmarrje në punimet e Kuvendit.

Ndërsa, Lista Serbe ka kërcënuar me dalje nga Qeveria Hoti. “Nëse nuk përfillen”.

Po ashtu ky subjekt politik ka quajtur të premten “skizofrenë” politikanët kosovarë të cilët kundërshtuan deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për konflikt eventual Kosovë-Serbi. /Insajderi.com