Kosovari gjobitet në Gjermani – i skadoi leja e vozitjes vetëm 55 minuta para se ta ndalonin

Kosovari gjobitet në Gjermani – i skadoi leja e vozitjes vetëm 55 minuta para se ta ndalonin

Kosovarët që kanë leje të vozitjes nga Kosova, por jetojnë në Gjermani, kanë vetëm një afat të caktuar kur lejohet ngasja me të.

Më pas, ata duhet të pajisen me leje shoferi të Gjermanisë – meqë Gjermania nuk e njeh si valid dokumentin e lëshuar për vozitje nga Kosova, kur të kalojë një kohë e caktuar.

Një kosovar e ka provuar në lukrën e tij këtë.

Ai po voziste me leje qarkullimi të Kosovës në Gjermani, kur e ndali policia. Ata ia kërkuan lejen e vozitjes dhe ky ua dha, me idenë që ende është brenda afatit lejuar për të qarkulluar me patentë të Kosovës.

Policia ia dha lajmin e keq, afati i kishte skaduar, por vetëm para 55 minutash.

Gazeta gjermane Der Spiegel, shkruan se burri nga Kosova u ndal nga policia e autostradës afër qyteti të Dordmundit rreth orës 00:55.

Policia pa se leje-vozitja e tij kishte skaduar vetëm para 55 minutave – pra në mesnatë.

Përkundër se në pyetje më pak se një orë nga skadimi, ai nuk ka shpëtuar pa u dërguar në stacion policor dhe më pas është gjobitur për ngasje pa leje./Insajderi.com