Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa ka përmendur vendimet që ka marrë gjatë qeverisjes së tij, ka përmendur anulimin e vendimit të Komisionit për Demarkacion, ku deklaroi se Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ishte paguar mirë, por që nuk kishte dhënë rezultate, njofton Insajderi.
Tutje, ai ka mohuar të ketë kontrata në vepër gjatë kohës sa ka qeverisur ai.
Hoti gjatw gjatë interpelancës në lidhje me shfuqizimin e task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës, u zotua se nuk kanë hequr dorë nga vettingu në drejtësi, por që siç tha ai, nuk do të tolerojnë ‘gjueti-shtrigash’.
“Për vettingun në drejtësi nuk kemi hequr dorë… Atë që nuk do e tolerojmë është që të mos bëjmë gjueti-shtrigash por ta dizajnojmë një proces në mënyrë sistematike që e rregullon funksionimin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë”, ka deklaruar ai.
Ai gjatë interpelancës në lidhje me shuarjen e task-forcës anti-kurrupsion në Policinë e Kosovës, ka përsëritur se themelimi i këtij mekanizmi ka qenë anti-kushtetues.
Veç tjerash, u zotua se nuk ka kontrata në vepër gjatë qeverisjes së tij, e po ashtu udhëtime jashtë vendit, shtesa, blerje të veturave me buxhet të shtetit./Insajderi.com