Policia vazhdon shpërndarjen e gjobave

Policia vazhdon shpërndarjen e gjobave

778 gjoba kanë shpërndarë nga Policia e Kosovës për ata qytetarë që nuk zbatohen udhëzimet shëndetësore anti-COVID.

Këto ndëshkime bazë ligjore e kanë ligjin anti-COVID të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa gjoba të natyrës tjetër; shkelje e rregullave të komunikacionit janë shqiptuar 810.

48 aksidente ndodhën në njëzetekatër orët e fundit. 30 me dëme materiale e 18 me të lënduar. Asnjë me fatalitet.

Policia arrestoi 25 persona, 15 u dërguan në mbajtje e gjatë ditës së premte pesë tjerë u dërguan në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com