Mytaher Haskukës i vdes babai

Mytaher Haskukës i vdes babai

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, njofton Insajderi.

Haskuka bëri të ditur se babai i tij varroset sot, ndërkaq për shkak të pandemisë, nuk do të ketë të pame.

“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në orët e hershme të mëgjesit ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Daver Haskuka.Varrimi dhe namazi i xhenazes do të bëhet në ora 14:20 në Varrezat e Qytetit në Prizren. Për shkak të masave të pandemisë, nuk do të ketë të pame.Zoti të mëshiroftë me xhenet babi!”. ka njoftuar Haskuka në Facebook. /Insajderi.com