Vidhet me rreth 8 mijë euro në Fushë Kosovë

Vidhet me rreth 8 mijë euro në Fushë Kosovë

Të dielën janë vjedhur 7 mijë e 848 euro në një institucion mikro-financiar.

Një kasafortë është sulmuar, thuhet në raportin ditor të Policisë.

“Raportohet se persona të panjohur sipas ankuesit kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë 7,848.00 €. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar”.

Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. /Insajderi.com