Kryetari i Malishevës në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit me Coronavirus

Kryetari i Malishevës në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit me Coronavirus

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, po vazhdon të luftojë pandeminë Coronavirus, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar, njofton Insajderi.

Meqë nuk e kishte gjendjen stabile, Begaj javën e kaluar është shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë për Zërin se gjendja e kryetarit është akoma e rëndë.

“Kryetari po vazhdon me u trajtu në Klinikën Infektive, megjithëse gjendja ende është e rënduar, ka një stabilitet dhe ne po lutemi për shëndetin e tij”, ka thënë Berisha. /Insajderi.com