Osmani: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA të përmirësohen me presidentin Biden, ai i njeh mirë vuajtjet e Kosovës

Osmani: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA të përmirësohen me presidentin Biden, ai i njeh mirë vuajtjet e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, thotë se pret që marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përmirësohen me zgjedhjen e Joe Biden, pasi sipas saj, dekada mbështetjeje kryesore amerikane u hodh në dyshim nën administratën Trump, transmeton Insajderi.

Osmani në një intervistë për Financial Times tha se Biden i njeh mirë vuajtjet e Kosovës.

“Të gjithë e dinë se presidenti i zgjedhur Biden nuk është mik i zakonshëm i Kosovës. Ai i di vuajtjet tona shumë mirë”.

“Bideni e di të vërtetën për rastin e Kosovës dhe se Serbia kishte kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit në territorin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Në këtë intervistë, u.d e Presidentes së Kosovës tha se marrëveshjet e shtatorit, të arritura në Ëashington, me Serbinë, nuk duhet të nisin të implementohen pa u parë qëndrimet e administratës së re në ato pika.

Intervistën e plotë të Osmanit mund ta gjeni KËTU.