Kamberi: Me gjuhën e urrjetjes ndaj shqiptarëve, Vulin tregon ku është katandisur Serbia sot

Kamberi: Me gjuhën e urrjetjes ndaj shqiptarëve, Vulin tregon ku është katandisur Serbia sot

Deputeti nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar ministrin serb të Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin për termin pezhorativ “Siptari” të përdorur për shqiptarët, njofton Insajderi.

Sipas Kamberit, nuk duhet ndjerë të ofenduar nga dikush që drejton ministri në këtë vend dhe nuk respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj, pasi që siç thotë ai, mospërfillja e terminologjisë zyrtare nga një zyrtar i lartë i shtetit, tregon se ku është “katandisur Serbia në ditët e sotme”.

Kështu është shprehur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku të njëjtin shkrim e ka publikuar edhe në gjuhën serbe.

Shkrimi i tij i plotë:

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ “šiptari” për shqiptarët.

Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet.

Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”.

Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme.

Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët.

Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit.

Prevod:

Ministar unutrašnjih poslova Republike Srbije, Aleksandar Vulin, nastavlja da koristi pežorativni termin „Šiptari“ za Albance.

Problem nije u tome da se ja kao gradjanin Srbije aslbanske pripadnosti osećam uvredjenim, jer se ne možeš smatrati uvredjenim od nekoga ko nema dostojanstvo.

Problem je u tome da Aleksandar Vulin ne poštuje republiku Srbiju i njene zakone. Podsećamo gosipodina Vulina da se u svi zakoni u Republici Srbiji, koriste zvanični naziv „Albanci“.

E sad zamislite ministra unutrašnjih poslova koji ne poštuje zakone države ni njenu zvaničnu terminologiju. Zato, danas, gospodin Vulin predstavlja najbolju simboliku dokle je Srbija stigla.

Ne zaboravljajuću činjenicu da je njegov rečnik jezik mržnje prema Albancima, g. Vulin pokazuje da se ne oseća zabrinutim kakve će rekacije proizvesti njegov jezik mržnje, u svakodnevnom životu srba koji žive u mešovitim sredinama sa Albancima.

Naravno da g. Vulinu ne interesuje sudbina Slavice ili Dragana koji žive u sredinama sa Albancima. Njih koristi samo za svoju vlast, dok igra ulogu velikosrpskog patriote iz luksuznih restorana u Beogradu. /Insajderi.com