Deputeti i LDK-së: S’është vetëm një fajtor për pandeminë, duhet ta votojmë Ligjin për Rimëkëmbje

Deputeti i LDK-së: S’është vetëm një fajtor për pandeminë, duhet ta votojmë Ligjin për Rimëkëmbje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka deklaruar se nuk duhet të kërkohet një fajtor i vetëm për rritjen e numrit të rasteve me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë, ndërsa një gjë të tillë e tha si kundërpërgjigje ndaj deputetëve të opozitës që kritikuan Qeverinë Hoti dhe mbajtën përgjegjëse për rritjen e numrit të rasteve me të infektuar.

“Problemi më i madh i joni është që të mendohet se ka një fajtor. Kjo pandemi e ka gjunjëzuar botën në mënyrën më të papritur. Në duhet të jemi pro masave të cilat e vënë në kontroll pandeminë. Dhe përkundër nevojës për masa duhet të ruhet edhe ekonomia – atë e ruajmë kur bëjmë një balancë të të gjitha aktivitete ekonomike në vend, por duke e parë si prioritet shëndetin e popullatës”, tha ai.

“Ne gjithashtu duhet ta ruajmë edhe shëndetin e ekonomisë dhe të bëjmë gjithçka që ky shëndet të funksionojë. Për këtë ju duhet ta votoni Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike sesa të kërkoni fajtorë. Vaksina është dritarja që hymë në fazën e fundit të menaxhimit të kësaj pandemia. U diskutua edhe për vendosjen e masave dhe shtimin e kapaciteteve humane, por nuk krijohet specialisti brenda nate. Mungesa e tyre është një keqmenaxhim që s’e kanë parashikuar më herët se do të mund të ketë pandemi. Specializantët do të mbyllin një plagë të madhe në pandemi”, ka deklaruar Hyseni.

Hyseni tha se të gjithë ata që mund të japin kontribut që populli të del fitues dhe jo vetëm të kërkohet përgjegjësi, që sipas tij, përgjegjës janë të gjithë. /Insajderi.com