KQZ miraton masat mbrojtëse për votuesit dhe stafin zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore

KQZ miraton masat mbrojtëse për votuesit dhe stafin zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot udhëzimin me masat mbrojtëse për votuesit dhe stafin zgjedhor në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut.

Kjo është bërë e ditur nga vetë KQZ, nga ku thuhet se qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i masave mbrojtëse për parandakimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në hapësirat ku mbahen zgjedhjet.

Tutje njoftohet se në këtë udhëzim hynë edhe përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime dhe përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë dorëzimit dhe pranimit të materialit zgjedhor.

“Qëllimi i këtij udhëzimi është: përcaktimi i masave mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në hapësirat ku mbahen zgjedhjet; përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime; dhe përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë dorëzimit dhe pranimit të materialit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Insajderi.com