Hykmete Bajrami infektohet me COVID-19

Hykmete Bajrami infektohet me COVID-19

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është infektuar me virusin COVID-19.

Ajo e dha lajmin përmes një postimi në Facebook, njofton Insajderi.

Bajrami ka filluar vetizolimin pas rezultimit me Coronavirusit dhe tha se do të punojë nga distanca aq sa i lejon gjendja shëndetësore.

“Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore”, tha ajo. /Insajderi.com