Gashi: LDK-ja mori përgjegjësi, VV-ja jo

Gashi: LDK-ja mori përgjegjësi, VV-ja jo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se partia e tij mori përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit në një kohë të vështirë, njofton Insajderi.

Sipas Gashit, i cili ka folur ne emisionin Pressign, në kohë kur LDK-ja mori përgjegjësi, të njëjtën gjë nuk e bëri Lëvizja Vetëvendosje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë shumë e vendosur që duhet të jetë pjesë e përgjegjësisë, marrjes përsipër të proceseve të qeverisjes së vendit”.

“LDK e vetëdijshme se kemi sfida shumë të mëdha përpara. Ne kemi qenë të vetëdijshëm në atë kohë se kemi përpara proceset me Dhomat e Specializuara të Gjykatës. Ne kemi qenë të vetëdijshëm në atë kohë se s’do të jetë e lehtë menaxhimi i pandemisë dhe po ashtu ishim të vetëdijshëm se pandemia do të shkaktojë pasoja ekonomike”, theksoi ai.

“Por ishim të vetëdijshëm se duhet të marrim përgjegjësinë”, tha Gashi në fund./Insajderi.com