Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk janë të kënaqur me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë Hoti, njofton Insajderi.

Ai në emisionin ‘Rubikon’, ka thënë se kjo qeveri gabimin e ka bërë në qershor pas hapjes pa plan.

“Nuk jemi të kënaqur me menaxhimin deri më tash. Gabimin themelor qeveria Hoti e ka bërë qysh në qershor pas hapjes masive pa plan”.

Tutuje Krasniqi, ka thënë se kjo qeveri nuk e ka shfrytëzuar as kohen për t’I ritur kapacitetet shëndetësore.

“Nuk besoj që është shfrytëzuar koha që kanë pasur në dispozicion për të rritur kapacitetet shëndetësore”, shtoi ai në Klan Kosova.

Kritika kishte edhe për qeverinë Kurti dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

“Ka qenë neglizhencë totale e qeverisë Kurti. Absolutisht ka qenë neglizhencë totale e ish-ministrit Vitia. Ata kanë besuar që nuk është e domosdoshme rritja e testimeve. Ata nuk kanë besuar në nevojën e rritjes së testimeve në kohën kur edhe OBSH-ja dhe organizatat tjera kërkonin rritjen e testimeve. Testimi është i domosdoshëm me pasur një pamje të qartë”./Insajderi.com